Maqedoni
Pandeli Majko për gazetën “Zëri”: Maqedonia me fat që ka fqinj shqiptarë paqësorë
18.09.2015 17:29
Ish kryeministri shqiptar, Pandeli Majko, një nga emrat më eminent të Partisë Socialiste në Shqipëri, vlerëson se Maqedonia...

Ish kryeministri shqiptar, Pandeli Majko, një nga emrat më eminent të Partisë Socialiste në Shqipëri, vlerëson se Maqedonia është me fat që është e rrethuar nga shqiptarët paqësorë.
Në një intervistë për gazetën “Zëri” të Prishtinës, Majko thotë se Maqedonia është një shtet me fat për dy fqinjët e saj, Shqipërinë dhe Kosovën.
“Në një rajon tjetër, një zot e di si do të kishin shkuar gjërat. Tani kuptohet pse Nëna Tereza ka shtëpinë në Shkup”- ka shtuar Majko.
Duke u ndalur në incidentin e Kumanovës, ish kreu i ekzekutivit shqiptar thotë se kjo ngjarje ka shumë dritëhije.
“Implikimi i shërbimeve inteligjente dukshëm është në nivelin e dyshimeve, të cilat kapërcejnë imagjinatën e filmave të spiunazhit. Një gjë është e qartë, se ajo që u duk fillimisht dhe e vërteta janë dy gjëra që kanë korsi të ndryshme”- është shprehur Majko për gazetën “Zëri”.
