Maqedoni

Një person e humbi jetën në fatkeqësinë në rrugën Kumanovë - Pçinjë

18.09.2015 19:13

Një person e ka humbur jetën, ndërsa një tjetër u lëndua më rëndë në fatkeqësinë e komunikacionit që ka ndodhur sot...

Një person e ka humbur jetën, ndërsa një tjetër u lëndua më rëndë në fatkeqësinë e komunikacionit që ka ndodhur sot para orës 15 në rrugën rajonale Kumanovë - Pçinjë.
 
Poicia ende po kryen ekspertizë në vendin e fatkeqësisë, e cila ka ndodhur në afërsi të gurthyesit Krasta.
 
Automjeti xhip i tipit "Hjundai", ku kanë qenë tani i ndjeri dhe bashkëudhëtari i tij, i lënduari rëndë, gjendet te arat afër rrugës.
 
Nga sektori për kirurgji pranë Spitalit të përgjithshëm në Kumanovë konfirmojnë se te ta është sjellur një person me lëndime të rënda, i cili pas ndihmës së treguar, është dërguar në klinikat kirurgjike në Shkup./mia