Botë

Militantët e grupit të Shtetit Islamik apelojnë tek migrantët të mos shkojnë në Evropë

18.09.2015 20:04

Militantë të grupit të Shtetit Islamik kanë lëshuar një seri të video incizimeve, duke u bërë thirrje myslimanëve, të mos migrojnë në vendet e Evropës...

Militantë të grupit të Shtetit Islamik kanë lëshuar një seri të video incizimeve, duke u bërë thirrje myslimanëve, të mos migrojnë në vendet e Evropës, por të shkojnë në të ashtuquajturin kalifati i Shtetit Islamik, raporton BBC.
 
Publikimi i këtyre videove është bërë përmes rrjetit social Twitter dhe kjo është një fushatë përmes mediave sociale.
 
Në këto video, militantët e Shtetit Islamik apelojnë që lëshimi i tokave myslimane, siç i referohen ata, është “mëkat i rëndë”.
 
Ata janë duke e shfrytëzuar situatën e krijuar me migrantë në Evropë, duke thënë se në vendet evropiane, ju nuk prisni asgjë tjetër përveç poshtërimit dhe një jete amorale.
 
Këto nuk janë videot e para të tilla që publikohen nga militantët e grupit të Shtetit Islamik./evropaelire