Maqedoni

Rikthehet dialogu qasës i nivelit të lartë, Han: Kod zgjedhor deri më 6 tetor

18.09.2015 20:40

BE rikthen dialogun qasës të nivelit të lartë me Maqedoninë...

Komisioneri për zgjerim Johanes Han përshëndeti arritjet në zbatimin e marrëveshjes politike të Përzhinës, posacërisht kthimin e opozitës në Kuvend dhe zgjedhjen e Prokurorit special. Sfida e rradhës është arritja e kompromisit për Kodin zgjedhor.
 
Komisioneri Han kërkon Kod zgjedhor sipas standarteve evropiane deri më 6 tetor. Bashkimi evropian dhe OSBE ODIHR-i do të ndihmojnë me resurse njerëzore dhe përvojat evropiane për organizimin e zgjedhjeve. 
 
“Ky kod zgjedhor gjithashtu duhet të respektojë dimensionin etnik të vendit tuaj me qëllim që të përfshijë të gjithë dhe gjithcka. Ne u përcaktuan për 6 tetorin, pasi është e martë dhe ne kemi përvojë të mirë me marrëveshtjet e të martës, megjithatë shpresoj se për dallim nga kjo javë ndoshta për Kodin zgjedhor do të arrijmë marrëveshje më herët. Nuk është patjetër të pritet minuti i fundit” , deklaroi Han.
 
Ndërkaq, kryeministri Nikolla Gruevski përshëndeti rikthimin e bisedimeve. Por sipas tij BE duhet të cel bisedimet me Maqedoninë dhe paralelisht me to të kërkohet zgjidhje edhe për kontestin me Greqinë.
 
“Ky vit ishte plot me sfida në planin politik por bisedimet që patëm sot me komesarin Han për procesin qasës janë baza si ta orientojmë energjinë e tërësishme të shoqërisë në drejtimin e duhur. Marrëveshja politike është bazë e mirë për tejkalimin me sukses të sfidave dhe koncentrimin e sërishëm të Maqedonisë në procesin paraqasës. Në këtë drejtim dua të nënvizoj se fillimi i bisedimeve me BE-në është qëllim primar i RM-së. Vetëm me angazhim partneriteti të përforcuar evropian mund të avancohet procesi i eurointegrimit dhe përballja me sfidat tona”, deklaroi Gruevski.
 
Në Sesionin e pestë të dialogut qasës të nivelit të lartë mes Qeverisë së Maqedonisë dhe Komisionit Evropian nuk ka mbetur pa shqyrtuar edhe problem me fluksin e refugjatëve nga Siria.
 
Përderisa Maqedonia konsideron se po ofron ndihmën e duhur refugjatët, BE ofron ndihmë për vedet që po përballen me këtë krizë deri në zgjidhjen finale, që sipas Han kërkon angazhim më të madh ndërkombëtar mes SHBA-ve, BE-së, Rusisë dhe shteteve të Gjirit Persik. 
 
SHPËTIM NUREDINI