Maqedoni

Moti i ngrohtë me temperaturë deri 35 gradë

19.09.2015 12:05

Moti në Maqedoni do të jetë me diell. Do të frysejë erë e dobët nga drejtimi verilindor. Në orët e pasdites do të ketë paraqitje të vranësirave të vogla lokale...

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej 11 deri 19, ndërsa ajo e ditës prej 28 deri 35 gradë Celsius.
 
Në Shkup moti do të jetë me diell me erë të dobët juglindore dhe me temperaturë maksimale deri 35 gradë Celsius.
 
UV-indeksi do të ketë vlerën 6.
 
Edhe sot pjesët veriore të vendit do të jenë në fazë të verdhë nga meteo-alarmi lidhur me temperaturat e larta.
 
Të dielën paradite do të jetë me diell me vranësira të vogla deri mesatare dhe me erë të dobët mesatare jugore, ndërsa padite dhe nga fundi i ditës në disa vende do të jetë jostabil me të reshura të shiut dhe bubullima.
 
Lokalisht do të ketë edhe kushte për procese më intensive në formë të motit të keq me të rsshura intensive të shiut dhe erë të përforcuar.
 
Gjatë natës, si dhe të hënën moti do të jetë me vranësira me të reshura të shiut, të cilat në disa vende do të jenë më të mëdha me mbi 39 litra në një metër katror dhe të ndjekura me bubullima të ralla.
 
Të hënën do të ketë rënie të konsiderueshme të temperaturave ditore, e cila do të lëvizë prej 19 deri 24 gradë Celsius.
 
Të martën ende do të ketë të reshura të përkohshme të shiut, e pastaj do të jetë kryesisht stabil me rritje të butë të temperaturave ditore./mia