Maqedoni
Eurokomisari Han për vizitë në Qendrën e pranimit në Gjevgjeli
19.09.2015 12:31
Eurokomisari për zgjerim dhe politikë fqinjësore Johanes Han, i cili qëndron për vizitë në Maqedoni sot në Gjevgjeli do ta vizitojë Qendrën e pranimit për migrantë...

Së bashku me të është paralajmëruar se do të marrin pjesë edhe euroambasadori në Maqedoni, Aivo Orav, ministri i Punëve të Brendshme, Mitko Çavkov dhe drejtori i Byrosë për siguri publike, Goranço Savovski.
Në lidhje me krizën e refugjatëve, eurokomisari Han dje porositi se BE-ja do t'i ndohmojë Maqedonisë në përballjen me këtë problem që ajo të mos bëhet viktimë e kësaj gjendje, e cila është rezultat i gjendjeve në Lindjen e Afërt.
BE-ja duhet ta kryejë punën e saj, ndërsa këtë nuk e ka bërë deri më tani", tha Han dhe paralajmëroi se javën e ardhshme KE-ja, e pastaj edhe në Këshillin e ardhshëm të BE-së, do të miratohet dokument i përbashkët për solidaritet evropian.
Për shkak të vëllimit të rritur të migrantëve, Maqedonia e ka vazhduar afatin për ekzistimin e gjendjes së krizës në kufirin jugor deri më 15 qershor të vitit 2016.
Për këtë vendim në Kuvendin e Maqedonisë kanë votuar gjithsej 82 deputetë.
Sipas informacioneve me të cilat disponon Ministria e Punëve të Brendshme, përmes territorit të Maqedonisë nga fillimi i vitit kanë tranzituar 300.000 emigrantë ilegalë, kurse prej kur është shpallur gjendja e krizës janë regjistruar 35.630 migrantë, por numri i vërtetë konsiderohet se është shumë më i madh./mia
