Maqedoni
Potencialet për zhvillim të turizmit rural në Strugë
19.09.2015 12:59
Mbështetje për zhvillimin e turizmit rural në rajonin e Strugës dhe shfaqja e bukurive të Strugës...

Mbështetje për zhvillimin e turizmit rural në rajonin e Strugës dhe shfaqja e bukurive të Strugës dhe rrethinës është qëllimi i projektit "Promovimi i potencialeve për zhvillim të turizmit rural - Struga rurale" që e realizon shoqata "Rubankult" në partneritet me shoqatën "Ezerka".
Në prezantimin e projektit u shfaqën video xhirimet për pesë fshatra strugane, të cilat kanë potencial për turizëm rural, mes të cilave Belica e Epërme, Radozhda dhe Vevçani.
Në videot promovuese mund të vëreheshin numër i madh i turistëve të huaj, që tregonin interes për turizmin rural dhe shfrytëzimin e pasurisë natyrore në Strugë dhe rrethinë.
Kryetari i rrjetit për zhvillim rural i Republikës së Maqedonisë, Petar Georgievski vlerëson se në rajonin e Strugës ka lokacione të cilat janë të panjohura, posaçërisht për turistët që vijnë në periudhën e verës, por edhe gjatë tërë vitit.
Projektin "Promovimi i potencialeve për zhvillim të turizmit rural - Struga rurale" është i mbështetur nga rrejti për zhvillim rural të Maqedonisë dhe projektit të USAID për Adaptimi i bujqësisë ndaj ndryshimeve klimatike./mia
