Maqedoni
Analistët vlerësojnë vizitën e Hanit, Musliu: E frytshme, shenja se marrëveshja do të jetësohet
19.09.2015 15:27
Vizita e eurokomesarit Hahn në Maqedoni pas zgjedhjes së prokurorit special në afatin e parashikuar me marrëveshjen e korrikut...

Vizita e eurokomesarit Hahn në Maqedoni pas zgjedhjes së prokurorit special në afatin e parashikuar me marrëveshjen e korrikut është një shenjë pozitive e cila sinajlizon mbarëvajtjen e fillimit të implementimit të Marrëveshjes së Përzhinës.
Kështu vlerësojnë analistët politik takimin e eurokomesarit me krerët e partive politike dhe organet e tjera shtetërore.
“Gjithsesi e vlerësoj si vizitë të frytshme dhe jam i gëzuar sepse edhe liderët janë të gëzuar. Gëzimi i tyre mund të bazohet në faktin se ne kemi hyrë në njëfarë mënyrë në fazën parazgjedhore. Nëse u tejkalu zgjedhja e prokurorit special fazat tjera janë… gjithsesi do të ketë tensione, tentime për negociata për përfitime të njërës apo palës tjetër por nuk mendoj se do të jetë pjesë që mund të kontestohet apo pjesë ku mund të vëndohet pikëpytje e madhe”, tha Albert Musliu.
“Përshtypja ime është se BE-ja kësaj here ka qasje më aktive në proces sepse më aktivisht menaxhon implementimin e Marrëveshjes së Përzhinës. Mendoj se kjo pjesëmarrje aktive është arsyeja për shkak se marrëveshja përfshiu më tepër nga ajo që pritëm dhe prognoza ime është se pjesa më e madhe e marrëveshjes do të implementohet” ,tha Petar Arsovski.
Ndryshe eurokesari Hahn, të gjitha rekomandimet mbi jetësimin e marrëveshjes i përcolli në dialogun qasës të nivvelit të lartë me organet e shtetit dhe tek liderët e partive politike, pjesëmarrës në nivelet e bisedimeve të marrëveshjes me të cilën u tejkalua kriza politike në vend.
Ai gjithashtu porositi liderët e partive politike deri më 6 tetor të mbyllen ndryshimet e Kodit Zgjedhor, për çështjet që kanë të bëjnë me zgjedhjet, si modeli dhe lista zgjedhore, votimi i diasporës dhe përbërja dhe kompetencat e KSHZ-së.
NERMIN MULAKI-FEJZULLAHU
