Maqedoni
Rritja e numrit të nxënësve, problem për procesin mësimor
19.09.2015 15:59
Edhe pse Viti i ri shkollor ka filluar tani më tre javë, problemet e arsimtareve dhe nxënësve nuk kanë të ndalur...

Mungesa e librave, tekste të shkatërruara, dhe numri i madh i nxënësve në njërën anë dhe hapësirën e vogël në anën tjetër, janë vetëm disa nga problem me të cilat Ministria e Arsimit ballafaqohet thuajse çdo vite, por asesi ti zgjidh.
Edhe pse Ligji për arsim fillor dhe të mesëm parashihet që numri I nxënësve në paralele të jetë prej 24 deri më 34 nxënës, kjo nuk respektohet.
Shumica e shkollave fillore dhe të mesme shqiptare vazhdojn të jenë të stërngarkuara me nxënës.
Nuhi Dardhishta, Udhëheqës I sektorit për Arsim në Komunën e Çairit thotë se ky fenomen ndodh sepse rritet dukshëm numri i nxënësve shqiptarë.
“Çdo vite ne kemi një rritje të numrit të nxënësve që nuk ndodh në asnjë Komunë tjetër shqiptare. Edhe vitin e kaluar në arsimin fillor në Çair kemi pasur rritje të nurmit të nxënësve, ka qenë 82 nxënës më shumë, kurse sivjet akoma se kemi bilansin defenitiv se sa nxëmës.Mund të themë se katër paralele deri tash nuk jaën finansuar dhe nëse ndodh edhe te shkolla Imri Elezi mos me finansu, atëherë do të bëhen pesë paralele të mos finansohen në Çair. Mund të themi se kjo është një politikë e gabuar e Ministris së finansave, sepse ata marrin qëndrim të mos finansohen paralelet sepse nuk kemi rritje të numrit të nxënsve”, tha Nuhi Dardhishta, udhëheqës për Arsim KÇ.
Ankesat e Drejtorive shkollore dhe kërkesat e Komunave për formimin e paraleleve të reja nuk kanw tw ndalur, ndwrsa nga ministria e Arsimit dhe Shkencës, thonë se kërkesat e komunave për hapje të paraleleve të reja janë në shqyrtim.
“Ne të njejtat I shqyrtojm dhe në shumicën e rasteve kemi dhën mendime positive për formimin e këtyre paraleleve, kuptohet pa rritur numrin e të punsuarve nëpër shkolla sepse në disa Komuna kemi tepric të mësimdhënësve dhe në këtë mënyr krijojm vende pune për të njejtit”, tha Abdylaqim Ademi, minister I Arsimit dhe Shkencës.
Pritet të shohim nëse ditëve në vazhdim, ministria e Arsimit dhe Shkencës do të arrij që të zgjidh problemet me të cilat ballafaqphen nxënësit shqiptar.
SANIJE KASAMI
