Maqedoni
Han: Është koha e fundit që të ndihmohet në zgjidhjen e krizës së refuxhatëve
19.09.2015 16:31
Komisioneri për zgjerim Johanes Han gjatë vizitës së tij në qendrën transitore në Gjevgjeli...

Komisioneri për zgjerim Johanes Han gjatë vizitës së tij në qendrën transitore në Gjevgjeli tha se nga e hëna ekipe të komisionit evropian së bashku me ekspert të Maqedonisë, do të bëjnë vlerësimin të pajisjeve, resurseve njerëzore, dhe ndihmës financiare, e cila do ti nevojitet sutoriteteve të maqedonisë, për tu përballur me krizën e emigrantëve në kufirin jugor.
Han, shprehet se ai është i kënaqur nga mënyra se si Maqedonia po përballet me krizën e refugjatëve dhe theksoi se është koha e fundit që të ndihmohet në zgjidhjen e situatës.
“Kuptohet që BE është e interesuar për të ndihmuar vendin tuaj, për tu përballuar me këtë situatë. Mu për këtë arsye, të hënën do të vjen ekip nga komisioni evropian, tëcilët së bashku me ekspert të vendit tuaj do ta bëjnë vlerësimin real, me qëllim të identifikimit të nevojave, mjeteve, resurseve njerëzore, ndihmave financiare, të cilat I duhen autoriteteve të vrendit tuaj për tu përballur me këtë situatë”, tha Johanes Han, komisioner për zgjerim,
Koomisioneri Han në këtë vizitë ishte I shoqëruar edhe nga ministri i brendshëm Mitko Çavkov. Ai tha se është optimist për zgjidhjen e këtij problemi, pasi që qasja e BE ndaj emigrantëve tashmë është me intenzitet më të lartë dhe me kujdes më të veçantë.
“Mendoj se shumë shpejt do të kërkohen zgjidhje të përbashkëta konzistente, edhe pse vlerësimi im është se ka qasje individuale apo të ndryshme në secilin shtet, por përsëri do të them se pa qasje konsisrtente apo pa politikë efektive të përbashkët nga Bashkimi Evropian nuk do të mund të përmirësohen situatat me menaxhimin e proceseve të migrimit”, tha Mitko Çavkov, ministër i punëve të brendshme.
Ministri i punëve të brendshme në pyetjen se me mbylljen e kufijve të vendeve nga rajoni ekziston rrezik që refugjatët të koncentrohen në Maqedoni, theksoi se është e drejt legjitime që secili shtet të ndërmarre masa për ta mbrojtur shtetin e vet.
ERSAN PAJAZITI
