Maqedoni
Sh.F. 11 tetori, helmimi i nxënësve nga mosajrosja e shkollës
19.09.2015 17:28
Në shkollën fillore 11 Tetori uji është i pastër nga cdo bakterie dhe kemikale...

Kjo është vërtetuar nga Ministria e Shëndetësisë, pas analizave të bëra nga mostrat e marra nga uji dhe ajri nga shkolla fillore 8 shtatori, ku dyshohej se disa nxënës janë infektuar si pasojë e ujit që pihet në shkollë.
Sipas gjasave, temperaturat e larta mund të jenë arsyeja e keqesimit shëndetësor të nxënësve, theksojnë nga ministria e arsimit.
“Një nga arsyet mund të jetë edhe kjo, megjithatë tek fëmijët që kanë barkqitje, mund të jetë koincidencë me viruset e verës, që janë të pranishme edhe nëpër shkollat tjera në 1, 2, 3 apo 4 fëmijë. Do të ishte më ndryshe në rast se 40 nxënës do të ishin me barkqitje, vjellje dhe atëherë do të bëhej fjalë për dicka më serioze. Për momentin, nuk ka nevojë për panikë”, tha Jovanka Kostovka, këshilltare shtetërore në MSH.
Kostoska gjithashtu potencoi se edhe më tutje do të ndigjet situata ne kete shkolle, më shpesh do të kotrollohet uji, marrë parasysh se në muajin gusht pati intervenim në rrjetin e ujësjellësit dhe për shkak se shkolla gjendet në pjesën jugore, do të jetë gjthmonë nën mbikqyrje.
Tani pritet që inspektorati sanitary shëndetësor edhe zyrtarisht të njoftoje publikun me rezultatit negative dhe në kohë ti njoftojë prindërit për mbarëvajtjen e mësimit në shkollën 11 tetori ne komunen qender.
NERMIN MULAKI-FEJZULLAHU
