Basketboll
Euro 2015: Të dielën Spanjë- Lituani
19.09.2015 17:31
Lituania ka arritur që të kalojë në finale të Eurobasket 2015, pasi ka mposhtur Serbinë me rezultat të ngushtë 67 – 64...

Periudha e parë ishte mjaft e rëndësishme në këtë takim, ku Lituania krijoi një epërsi solide prej 5 pikësh, e cila hapi lojën ndaj favoritit, Serbisë.
Pas çerekut të parë epërsia e Lituanisë ishte pesë pikë, por më pas u zhvillua lojë e baraspeshuar dhe serbët u kthyen në takim, transmeton Telegrafi.
Deri në fund u zhvillua lojë mjaft dramatike, ku krejt në sekondat e fundit Lituania arriti të sigurojë fitoren.
Lituania ishte më e mirë se Serbia në tri pikësha, teksa Serbia me lojën e mirë në trapez nuk arriti dot që të sigurojë finalen edhe pse u konsiderua favorit.
Lituania në finalen e Eurobasket 2015 ballafaqohet me Spanjën.
