Futboll
Kosova mund të luajë miqësore me Maltën
19.09.2015 17:37
Përfaqësuesja e Kosovës në futboll mund të luajë ndeshje miqësore me Përfaqësuesen e Maltës...

Kështu është bërë e ditur të premten nga Ministria e Kulturës, e Rinisë dhe e Sportit, shkruan sot Koha Ditore.
Kreu i MKRS-së, Kujtim Shala, të premten, priti në takim kryetarin e Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, dhe sekretarin Eroll Salihu, të cilët qëndruan në Maltë, ku u mbajt mbledhja e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s.
"Në takim u bisedua për mundësinë e organizimit të një ndeshjeje futbolli mes përfaqësueses së Kosovës dhe asaj të Maltës", njoftoi MKRS-ja. Datat e lira të FIFA-s janë në muajin tetor dhe nëntor.
