Futboll

FIFA i kthen përgjigje Barcelonës

19.09.2015 17:41

Drejtuesit e skuadrës së Barcelonës ditë më parë kanë apeluar që të regjistrojnë mesfushorin turk Arda Turan dhe Aleix Vidal...

Por shtëpia më e madhe e futbollit botëror, FIFA i ka kthyer përgjigje të shpejt drejtuesve të klubit duke i mohuar këtë kërkesë.
 
Kësisoj Barcelona do të duhet t’i bëjë llogaritë deri në muajin janar pa mesfushorin e lënduar Rafinha i cili ka humbur stinorin si dhe dyshen Arda Turan dhe Aleix Vidal.
 
Barcelona është dënuar muaj më parë dhe nuk do të mund të regjistroj lojtarë deri në janar të vitit 2016.