Futboll
Derbi për Çelsin
19.09.2015 17:46
Skuadra e Chelseas arriti fitore në derbin e kësaj jave në Angli, duke mposhtur ekipin e Wenger, Arsenal, me rezultat 2-0...

Dy skuadrat e filluan mirë takimin por pas një loje të ashpër të treguar gjatë pjesës së parë, mbrojtësi i Arenalit Gabriel u ndëshkua me karton të kuq, duke ja vështirësuar ndeshjen ekipit të Wenger.
Në pjesën e dytë skuadra e Chelseas arriti të shënoi gjatë një ndërprerje ku pas harkimit të Fabregas, mbrojtësi Kurt Zouma shënoi me kokë në minutën e 53'.
Punët për Arsenalin u bënë edhe më të vështira ku kapiteni i tyre Cazorla u ndëshkua edhe ai me karton të kuq në minutën e 80’.
Chelsea e shfrytëzoi epërsinë numerike në fushë dhe shënoi edhe golin e dytë nëpërmjet Eden Hazard në minutën e parë shtesë.
Me këtë fitore Chelsea kthehet pas lojërave të dobëta, dhe në 6 takime grumbullon 7 pikë, kurse për Arsenal ishte humbja e dytë në këtë sezon dhe mbetet me 10 pikë.
