Maqedoni

RDK: Asnjëri nuk e ka në pronësi çështjen kombëtare

19.09.2015 18:14

Rilindja Demokratike Kombëtare thekson se asnjë subjekt politik nuk e ka në pronësi çështjen kombëtare...

Rilindja Demokratike Kombëtare thekson se asnjë subjekt politik nuk e ka në pronësi çështjen kombëtare dhe se secili që e ndjen veten shqiptarë e ka për obligim, ose duhet, të japi kontribut për avansimin e çështjes shqiptare.
 
Këtë të drejtë nuk mundet askushi t’ia atribuoj vetes dhe të ftoj tjerrë t’i bashkangjiten këtij ekskluziviteti.
 
Për këtë arsye, është shumë naive të mendohet se dikushi e ka këtë të drejtë ekskluzive të “shpëtoj kombin” dhe se për këtë ‘shpëtim’ të kombit janë në gjendje të bashkëpunojnë me secilin për të arrit këtë qëllim. 
 
Rilindja Demokratike Kombëtare e konsideron veten e vet si një organizim shoqëror të njerëzve të vullnetit të mirë që kanë vullnet dhe kapacitet të japin kontribut për avansimin e çështjes shqiptare, por nuk e konsideron veten se është “shpëtimtare e kombit” dhe se nuk e sheh normale të merr pjesë në ndonjë këshill mbipartiak qe veten e trajton “shpëtimtare” ndërsa subjektet tjerra, kushdo qofshin ato, si subjekte tradhëtarësh.
 
Rilindja Demokratike Kombëtare mendon se secili subjekt politik ka të mirat dhe të këqijat, dhe në kohën e duhur secili do të marr atë që meriton, pa mos akuzuar askënd se kush është tradhëtarë dhe kush është kombëtarë.
 
Rilindja Demokratike Kombëtare thekson se ftesa publike për themelimin e një këshilli mbipartiak me të vetmin qëllim “largimin e BDI-së nga skena politike” është po aq e dëmshme sa edhe njëmendësia e BDI-së se “mjaftojnë vetëm dy parti politike shqiptare”. 
 
Rilindja Demokratike Kombëtare nuk ka dalë në skenë të largoj askënd nga skena politike, por të japi një kontribut të mirëfilltë ndryshe, në avansimin e çështjes kombëtare.
 
Përshkak të këtij qëllimi madhorë në drejtim të çështjes kombëtare, RDK tanimë ka bërë një koalicion me LR-PDSH i quajtur “Aleanca për Shqiptarët,” dhe dera është e hapur për çdo organizim politik dhe jopolitik që dëshiron t’i bashkangjitet kësaj aleance për të dhënë kontribut të mirëfilltë në avansimin e çështjes kombëtare.  
 
SANIJE KASAMI