Maqedoni
Rasti ”monstra”, Raufi: Monstra duhet të ketë prioritet
19.09.2015 18:32
Rasti”Monstra” duhet të ketë prioritet nga të gjitha lëndet tjera që do ti hetojë prokurori special thekson avokati mbrojtës i të akuzuarve në këtë rast Naser Raufi.

Ai është optimist se rastet do të shqyrtohen dhe se e vërteta do të dalë në pah ndërsa thotë se punën kryesore gjatë hetimeve do ta kryejnë ndihmës prokurorët.
“Unë mendoj që rasti Monstra duhet të ketë prioritet për prokurorën special pasi që ju edini që këta persona që janë të pafajshëm janë tani më katër vite në paraburgim.Duhet të jemi optimist pasi afatet që ishin sipas Ligjit “Lex Specialis” ligjit për këtë prokurorë special ishin në kohë të miratuara dhe mendoj se vetë ekipi që do të formojë do të tregojë që optimizmi im është i bazuar.Pa marrë parasysh që ndoshta mungon përvoja e krimit të organizuar ,mendoj se ky prokuror special duhet të jetë më shumë një organizator i lëndëve dhe ekipit që do ta caktojë. Puna më e rëndësishme dhe kryesore do të jetë se kush do të jenë zëvendësit e prokurores , ata janë shumë të rëndësishëm pasi që mendoj se ato do ti bëjnë hetimet e prokurorisë dhe hetimi i bombave është puna kruciale për veprim”, tha Naser Raufi, avokat mbrojtës.
Familjari i disa të akuzuarve në këtë rast Bedri Ajdari thotë se shpresojnë në prokuroren special.
“Neve si shqiptarë na ka mbetur të shpresojmë si shumë herë ,por shumë herë jemi zhgënjyer. Emërimi i prokurori special nuk do të kisha dëshiruar të ngelet shpresë BLIC. Ne kishim prokurorë nuk ishim pa ,por ai nuk e kreu punën me përgjegjësi ,mos të them më me nder dhe ndërgjgje aspak”, tha Bedri Ajdari, familjare.
Avokatet mbrojtes konsiderojne se zgjedhja e prokurores speciale dhe kompleksiteti I rastit do të ndikojnë në kohëzgjatjen e publikimint të vendimit për rastin Monstra nga Gjykata e Apelit.
FLORIJE BELULI-KAMBERI
