Formula 1
Pol pozicion per Sebastian Vettel
19.09.2015 18:48
Gjermani Sebastian Vettel ka bërë që kokëkuqja e tij të fluturojë, duke e ndalur kronometrin në kohën 1 minutë...

Gjermani Sebastian Vettel ka bërë që kokëkuqja e tij të fluturojë, duke e ndalur kronometrin në kohën 1 minutë, 43 sekonda dhe 885 të mijëtat, duke lënë pas Daniel Rikairdo me “Red Bull”, që ka kapur një kohë rreth gjysmë sekond më të ngadaltë.
Në linjën e dytë të startit gjendet një tjetër kombinim “Ferrari”-“Red Bull”.
Kimi Raikkonen ka regjistruar kohën e tretë më të shpejtë, ndërsa vendi i katërt ka qenë për rusin Danil Kvjat.
Kanë befasuar ndërkohë makinat “Mercedes” me paraqitjen e tyre të dobët.
Të dyja makinat e argjendta ndodhen në linjën e tretë, me Hamilton në vendin e pestë dhe Nico Rosberg në të gjashtin.
Kishte rreth tre vjet që makinat e skuderisë “Ferrari” nuk arrinin të paraqiteshin kaq mirë në provat zyrtare të një gara per Çmimin e Madh të Singaporit, do të zhvillohet të dielën në orën 13:50.