Maqedoni
Mot me diell, pasdite jostabil vende-vende me reshje përmbytëse
20.09.2015 12:02
Moti paradite në Maqedoni do të jetë me diell me vranësira të vogla mesatare lokale dhe erë të dobët deri mesatare juglindore...

Pasdite dhe nga fundi i ditës vende vedne do të vij deri në jostabilitet me reshje të rrëmbyeshme të shiut, bubullima dhe erë e përforcuar.
Lokalisht do të ketë kushte për paraqitje të motit të keq me reshje intensive të rrëmbyeshme, zbrazje të fuqishme elektrike dhe dukuri të izoluar të breshrit.
Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej 10 deri 18, ndërsa ajo e ditë prej 27 deri 34 gradë Celsius.
Në Shkup moti paradite do të jetë kryesisht me diell me erë të dobët juglindore, por nga fundi i ditës do të jetë jostabil me reshje të rrëmbyeshme të shiut, bubullima dhe erë e përforcuar verilindore.
Temperatura e mëngjesit do të ulet deri më 17, ndërsa ajo e ditës do të rritet deri 34 gradë.
Gjatë natës të së hënës, si dhe të hënën moti do të jetë i vranët me reshje të kohëpaskohshme të shiut të cilat vende vende do të jenë më të rrëmbyeshme dhe të shoqëruara me bubullima të rralla.
Pritet të bien mbi 30 litra në metër katror./mia
