Maqedoni

Programi i Kembrixhit i vështirë për tu përvetësuar nga nxënësit

20.09.2015 13:31

Te gjitha shkollat fillore ne vend prej këtij viti akademik kane filluar te aplkojne ne procesin e mesimdhenies, sistemin e Kembrixhit...

Mesuesit thone se librat e Kembrixhit jane te renda per kete moshe te nxenesve prandaj dhe shfaqen veshtiresi per te pranuar dituri nga keto libra.
 
Sidomos lenda e matematies dhe shkencat natyrore janë tejet të vështira për tu përvetësuar edhe pse sic shprehen mësimdhënësit, punojnë në kontinuitet me nxënësit për përvetësimin e njësive mësimore.
 
Problem shtesë jane edhe hapsirat e mjaftueshme  per mesim sepse keto hapesira shfrytezohen per dy turne. 
 
“Nxëxnësit me të vërtetë e kanë vështirë të përvetësojnë disa njësi mësimore psh numrat deri në 1 milion numrat decimal disi gjindemi ti zbatojmë këto risi kemi marr pjesë edhe në seminare dhe do japim maksimumin tonë”, tha Teuta Ajdini, mësuese.
 
“Në Komunën tonë të gjitha shkollat mësojnë në dy turne ndërkohë duhen mjete dhe kabinete të punohet me planprogramin e Kembrixhit është e vështirë edhe seminaret që janë mbajtur kanë qenë të thata dhe nuk mjaftojnë”, tha Halil Palloshi, drejtor në SH.F Adem Jashari.
 
Edhe nxënësit ankohen se materiali është voluminoz dhe ka ekuacione të rënda matematikore të cilat nuk i kanë hasur më parë.
 
“Eshtë shum e vështirë matematika dhe shkencat ne këto njësi mësimore nuk i kemi mësu klasën e katërt ndërsa në tekste shkruan kujtohu mundohemi sa më mirë të mësojmë por është goxha vështirë”.
 
“Numrat decimal është vështirë ti përvetësojmë por besojmë se me mësuesen do ti tejkalojmë”, than nxënësit.
 
Ndërkohë sipas MASH, Programi mësimor i Kembrixhit është ndërtuar në bazë të vlerave të Kembrixhit dhe praktikës më të mirë nëpër shkolla.
 
Ai është i përkushtuar kah qëllimi që të zhvillohen nxënës që do të bëhen të përgjegjshëm, inovativ dhe të angazhuar në një mësim aktiv dhe kreativ.
 
FLUTURA LATIFI