Maqedoni

Konvikti “Seniq” akoma ka kapacitet për pranim të nxënësve

20.09.2015 14:01

Konvikti “Seniq” në Shkup ka një kapacitet të mjaftueshëm për pranimin e nxënësve dhe studentëve...

Këtë vit janë regjistruar një numër i madh i nxënësve nga të gjitha qytetet e Maqedonisë, si dhe një numër më i vogël studentësh bursistë nga Kosova, Shqipëria dhe Serbia, falë bashkëpunimit të Ministrisë së Arsimit me ministritë e tjera.
 
Drejtori i Konviktit “Senixh” Lulzim Xhemaili, thote se interesimi i nxënësve shqiptar për tu vendosur në konvikt është shumë i ulët. 
 
“Për nxënësit nga e gjithë Maqedonia interesimi është shumë  i madh, por për nxënësit shqiptar interesimi është shumë i vogël edhe pse kemi vepruar në teren ,kemi njoftuar nxënësit ,profesorët, drejtorët e shkollave ,ende nuk e kemi të qartë pse nxënësit shqiptar nuk i qasen konvikteve dhe të kenë jetë si gjithë kolegët e tyre”, tha Lulzim Xhemaili, drejtor në konviktin “Seniq”
 
Xhemaili thotë se ka tre kategori  të studentëve që mund të pranohen në konvikt. 
 
“Kemi  tre kategori të studentëve student që kanë problem financiare dhe që Ministria e Arsimit gjegjësisht Qeveria I mbulon shpenzimet e tyre .Ministria e Arsmit mbulon shpenzimet për studentët stipendistët e jashtëm që vijnë nga shtetet tjera por edhe nga brenda dhe faza e tretë kemi student  që pjesërisht i kanë kushtet  e mira dhe mbulojnë participimin e tyre me 50 %këto janë ato  kushtet e kategorive të studentëve të cilët janë të vendosur tek ne”, shtoi Xhemaili.
 
Nxënësit dhe studentët e anketuar shprehen të kënaqur nga kushtet dhe personeli në këtë konvikt. 
 
“Jam prej Velesit rrethina Jabollcisht ,unë në këtë konvikt qëndroj 4 vite ,kushtet janë të mira, gjithcka në rregull,ushqimet krejt mirë janë nga gjithë të punësuarit ,nga sigurimi,nga edukatoret jemi shumë të kënaqur për atë dhe jemi katër vite këtu”.
 
"Tanimë 3 vite jam vendosur këtu në internat kushtet janë normale për të jetuar, deri më tani nuk kam pasur probleme, gjithcka është në rregull”, thanë studentët.
 
Drejtori Xhemaili apelon deri tek nxënësit dhe studentët se ende kanë vende të lira  për t’u pranuar në konviktin e tyre.  
 
VLORA LATIFI-TOPOJANI