Maqedoni

Familja Sula Me Shtëpi Të Re

20.09.2015 14:31

Familja Sula e cila jeton në Shkup në lagjen e Plastikave, fal humanistëve u ka thënë lamtumirë ditëve plot vuajtje...

Tashmë ata gëzojnë një shtëpi të re me të gjitha kushtet. Nëna Nebije edhe pse po I jeton ditët më të lumtura në jetën, ende nuk mund të besoj se shtëpija ku banon është e saj.
 
“Jeta ime tash është shumë mirë, bi të flej dhe them kur i hap sytë se a është shtëpija ime, të gjithë të mirat tash i kam, erhambulila shumë mirë”, tha zonja Nebije Sula.
 
Shtëpija ku kanë jetur me vite nuk ka qenë aspak e sigurtë, gjithandej nga plasaritjet ka depërtar shiu dhe bora ndërsa familjarët për të kaluar nga njëra dhomë në tjetrën janë detyruar të kalojnë përmes një drase. Fatmirësisht bamirësit bëjnë që kjo familje të ketë një shtëpi në plot kuptimin e fjalës.
 
“Kur hypi në shkalla them aman jarebi zoti, më kanë ndihmuar të gjithë, prej shkupi, gostivari, struga, prej jasht të gjithë që kanë ardhur kanë dalur me lot, zoti i gëzoftë të gjithë”, shtoi zonja Sula.
 
Pasi I falëndëroj të gjithë që kanë bërë që jeta e tyre të marë kahje tjetër, uroj që fatin e tyre ta kenë edhe njerëzit të tjerë në nevojë.
 
RINA TURKESHI-SAITI