Maqedoni

Ivanov për shtypin Polak: Jemi lënë vetë me problemin me migrantët

20.09.2015 15:00

Refugjatët në Maqedoni vijnë nga vendet e Evropës ndërkaq Bashkimi Evropjan e ka harruar Ballkanin...

Problemet tona janë rezultat i asaj që po ndodh në BE sepse askush prej vendeve të BE-së, nuk e rruan kufirin e vet.
 
Nga ana tjetër, ne harxhojmë një million euro në muaj për ti ndihmuar, ndërsa vetëm për përforcimin e forcave të policisë harxhojmë 800.000 euro në muaj.
 
Kështu ka deklaruar kryetari i shtetit Gjorge Ivanov, për gazetën polake, Vyborcza.
 
“Refugjatët vijnë tek ne nga territori i Greqisë e cila mori nga BE-ja më shumë se 450 milion euro. Ne deri më tani kemi marr vetëm 90.000 euro. Tashmë kemi pasur një situatë kur në një ditë, qeveritarët grek kanë transportuar në kufirin tonë 15.000 njerëz. U detyruam që të shpallim gjendjen e krizës dhe të dërgojmë ushtar për ta kontrolluar situatën, pasi që qyteti i Gjevgjelisë, në kufi, përmes të cilit kalojnë refugjatët, ka vetëm 15.000 banorë”, ka thënë për gazetën polake, presidenti Ivanov.
 
Ai gjithashti ka theksuar se bashkëpunimi midis shërbimeve të vendit dhe shërbimeve të Bashkimit Evropian, sidomos shërbimit grek, është shumë i dobët.
 
Ndërkaq, sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, gjatë 24 orëve janë dhënë gjithsej 2243 vërtetime për refugjatët që po kalojnë nëpër Maqedoni, ndërsa në periudhën brenda tri muajve janë dhënë mbi 87 mijë vërtetime.
 
NERMIN MULAKI-FEJZULLAHU