Maqedoni

Klinika e kardiokirurgjisë shënon suksese, Todorov përgëzon mjekët për profesionalizëm

20.09.2015 16:33

Në Klinikën Shtetërore të Kardiokirurgjisë është realizuar intervenimi i njëqind me rradhë, që nga marsi i vitit të kaluar që kur edhe është hapur klinika e kardiokirurgjisë...

Me këtë rast, ministri i shëndetësisë Todorov, vizitoi klinikën me c’rast përgëzoi kirurgët dhe personelin mjekësor, për rezultatin e arritur në këtë klinikë për kohë relativisht  të shkurtër.
 
“Dua ti përgëzoj drejtorin dhe të gjithë ekipin e kirurgëve, doktorët, personelin mjekësor,  të cilët kanë dhënë nga vetja maksimumin dhe për një kohë  të  shkurt e bënë klinikën një nga më të suksesshmet. Janë bërë 100 intervenime, nga ajo që e dimë dhe nga hulumtimet që kemi bërë,  bëhet fjalë për intervenime të larta profesionale dhe me kënaqësi të niveli të lartë nga ana e pacientëve. Secili pacient që trajtohet këtu tek i cili intervenohet, dërgohet për rehabilitim në Ohër në kohë prej 4 javësh”, tha Nikolla Todorov, ministër i shëndetësisë.
 
Ndërkaq,  sipas kardiokirurgut Sashko Jovev, nga gjithsej 100 pacient  tek të cilët janë realizuar intervenime, 98 prej tyre janë në gjendje të mirë.
 
Ndërkaq pacienti i njëqind që u kurua ka qenë një pacient urgjent që është operuar para dy ditëve. 
 
“Ai është një njeri 75 vjeç te i cili janë bërë dy baj pas, i cili u nxor prej respiratorit dje dhe gjendet në një gjendje stabile. Për momentin në ndërhyrje të shpejtë po qëndrojnë pesë pacient të operuar”, tha Sashko Jovev, kardiokirurg.
 
Sipas kardiokirurgut Jovev, në këtë klinikë kërkojnë ndihmë pacientët me jofunksionim normal të zemrës dhe pacinetë në moshë të vjetër me probleme shëndetësore të zemrës.
 
NERMIN MULAKI-FEJZULLAHU