Maqedoni

Gruevski: Po ndërtohen projekte në vlerë të 27 miljon eurove

20.09.2015 16:54

Në Shkup janë duke u ndërtuar projekte infrstrukturore, të cilat kapin vlerën e 27 miljon eurove...

Në Shkup janë duke u ndërtuar projekte infrstrukturore, të cilat kapin vlerën e 27 miljon eurove, bëri të ditur kryeministri Nikolla Gruevski, gjatë vënies së gurthemelit të sallës sportive në Shuto Orizare.
 
Ai tha se për momentin po punohet nëpër të gjitha komunat e qytetit të Shkupit.
 
“Në Gjorçe Petrovi po ndërtohen 15 rrugë dhe qarkorja, po ndërtohet garazha “Todor Aleksandrov”, parku “Maqedonia”, në mes të Kozles dhe karposhit, ka filluar ndërtimi i bulevardit “Brigada e tretë Maqedonase”, ndërtimi i park-pyllit “Gazi-Baba”, gjithashtu po ndërtohen dhe po rekonstruohen edhe shumë rrugë tjera”, tha Nikolla Gruevski. 
 
Gjithashtu kryeministri Gruevski ka thënë se po punohet aktivisht në ndërtimin e ujësjellësit në Komunën e Shuto Orizares, investim që kap shifrat e 3 miljon eurove e cila, sipas Gruevskit do të zgjidh problemin e furnizimit me ujë të 40.000 banorëve të kësaj komune.
 
Nga ana tjetër salla sportive e cila sot filloi të ndërtohet do të jetë me kapacitet të 400 ulëseve dhe do të kushtojë 35 miljon denarë.
 
ERSAN PAJAZITI