Formula 1
F1, Vettel fiton Çmimin e Madh të Singaporit
20.09.2015 17:47
Sebastian Vettel ka fituar Çmimin e Madh të Singaporit duke arritur në finish në kohën prej 2 orë 1 minutë e 22 sekonda e 118 qindtat...
Gjermani arriti një ditë më arë kohën më të mirë në provat zyrtare, ndërsa e mbajti vendin e parë duke zhvilluar një garë fantastike.
Kjo ishte fitoja e 42 e gjermanit Sebastian Vettel në Formula 1, dukeu radhitur i treti në histori pasi kaloi Ayrton Senna-n i cili kishte 41 fitore.
Para tij janë vetëm Michael Schumacher dhe Alain Prost.
Po ashtu si një ditë më parë, poduimu i kësaj gare u arrit të mbahet po nga pilotët që morën vendin e dytë në provat zyrtare hnjë ditë më parë.
Daniel Ricciardio dhe Kimi Raikkonen u renditën, përkatësisht i dyti dhe i treti.
Ndërkohë në këtë garë zhgënjeu kampioni botëror, britaniku Leëis Hamilton i cili u tërhoq nga gara për shkak të problemeve me makinën.
Piloti i tjetër i Mercedes, i cili në renditjen e përgjithshme mban vendin e dytë, Rosberg zuri vendin e katërt. Ndërsa, Bottas u rendit i pesti dhe Kvyat me Red Bull në vendin e 6-të.
Pas kësaj gare Mercedes mban vendin e parë për konstruktor me 463 pikë, ndërsa pas tij Ferrari me 310 pikë.