Botë

SHBA, vrasje e trefishtë, mes viktimave edhe një fëmijë

20.09.2015 18:12

Një vrasje e trefishtë në Salt Lake City ka tronditur banorët e zonës veriperëndimore të Utah në SHBA...

Viktimat, mes të cilëve një fëmijë 2 vjeç, janë gjetur të vrarë me armë zjarri në banesën e tyre.
 
Zbulimi i krimit është bërë nga policia, e cila shoqëroi në shtëpi fëmijën e kësaj familjeje, pasi askush nuk kishte shkuar ta merrte në shkollë.
 
Viktimat janë Heike Poike, 50 vjeç dhe mbesa e saj, Lyrik Poike, dy vjeçe, dhe një burrë, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur.
 
Policia ka arrestuar një 32-vjeçar me emrin Alexander Tran, i cili dyshohet se është autori i krimit.Tran është gjetur në shtëpi dhe është vënë në pranga nga agjentët e policisë.
 
Ata thanë se ai jetonte në katin e parë të banesës, ndërsa kati i sipërm banohej nga familja e viktimave, por nuk dihet nëse mes tyre kishte një kontratë qiraje apo marrëveshje të tjetër natyre.