Botë
SHBA-Kinë, negociata për çështjet kibernetike
20.09.2015 18:48
Shtetet e Bashkuara dhe Kina janë angazhuar në negociata urgjente javët e fundit për një marrëveshje kibernetike...

Shtetet e Bashkuara dhe Kina janë angazhuar në negociata urgjente javët e fundit për një marrëveshje kibernetike, e cila mund të finalizohet me vizitën e Presidentit kinez Xi Jinping në Uashington, ditën e enjte.
Sipas disa zyrtarëve të lartë amerikanë, që folën për “New York Times”, kjo ujdi mund të jetë zgjidhje e dhjetëra sulmesh kibernetike të stacioneve të energjisë, rrjeteve celulare apo spitaleve.
Megjithatë, marrëveshja do të ofrojë vetëm ndihmë fillestare kundër spiunazhit, pasi Kina është akuzuar për kryerjen e këtij akti të dënueshëm ndaj Shteteve të Bashkuara.
Por Shtëpia e Bardhë nuk pranoi të komentojë këtë çështje.
