Maqedoni
Kumanova përfshihet nga moti i lig
20.09.2015 19:29
Pasditën e sotme qytetin e Kumanovës e për disa minuta me radhë e përfshiu mot i lig me erë të fuqishme nga veriu me të reshura shiu e në disa pjesë të qytetit edhe me breshër...

Si pasojë e motit të lig në pjesën qendrore të qytetit era ka rrëzuar çatinë prej llamarine nga një godinë katërkatëshe duke dëmtuar disa vetura të parkuara.
Vendin e ngjarjes e vizitoi kryetari i Kumanovës Zoran Damjanovski, i cili për programin tonë deklaroi: “Kjo është rezultat i papërgjegjësisë së vet banorëve të kësaj ndërtese , të cilët kanë ndërtuar çati të paligjshme duke shkaktuar rrezik për vet ata por edhe qytetarët përreth. Fati në fatkeqësi është që ska viktima apo të lënduar mu për faktin se është ditë jo pune dhe nuk ka patur frekuentim", na tha Damjanovski.
Njohtohet edhe për disa pemë të shkulura nga forca e erës në pjesë të ndryshme të qytetit.
Nexhat aqifi
