Botë

Syriza fiton zgjedhjet në Greqi

21.09.2015 09:13

Partia majtiste greke, Syriza ka fituar zgjedhjet parlamentare, me 35.47%. Ministra e brendshme ka shpallur rezultatet preliminare...

Sipas rezultateve zyrtare, Syriza do të ketë 145 vende në parlament. Partia konservative, Demokracia e Re, që është partia e dytë në vend, me 28% të votave, do t’i takojnë 75 ulëse në parlament.
 
Edhe partitë tjera do të kenë përfaqësuese e tyre, në parlamentin grek, i cili ka 300 ulëse për deputetë.
 
Dalja në zgjedhje ka qenë 55%, e cila krahasuar me zgjedhjet e kaluara konsiderohet të jetë e ulët.
 
Kjo është hera e tretë, që grekët dalin në votime brenda një viti.Partia fituese Syriza, e udhëhequr nga ish kryeministri Alexis Tsipras, ka thënë se do formojë koalicion me partinë e djathtë, Grekët e Pavarur, të cilin e kishte edhe më herët partner koalicioni.