Botë

Rohani: Iranianët mbështesin marrëveshjen bërthamore

21.09.2015 09:47

Presidenti i Iranit, Hasan Rohani, ka thënë se shumica e iranianëve e mbështesin marrëveshjen bërthamore...

Përmes kësaj marrëveshje,Teherani ka pranuar ta ngadalësojë programin bërthamorë, në shkëmbim të heqjes së sanksioneve ndërkombëtare.
 
Rohani ka theksuar se iranianët sërish nuk kanë besim tek amerikanët, por kjo marrëveshje duhet t’i përmirësojë marrëdhëniet mes dy vendeve.
 
Irani është i interesuar për “shkëmbim të të burgosurve” eshte shprehur ai.
 
Autoritetet policore iraniane kane  burgosur disa shtetas amerikanë, përfshi këtu edhe gazetarin e te perditshmes  Washington Post, Jason Rezaina.