Maqedoni

Në "Alo doktor" 1.409 thirrje për një javë

21.09.2015 10:31

Në linjën telefonike për këshilla mjekësore "Alo doktor" 02/15 123 javën e kaluar janë regjistruar 1.409 thirrje...

Që prej vendosejs së linjës e deri më tnai ka pasur 53.109 persona, kumtoi Shtëpia e shëndetit Shkup.
 
Linja është në disponim ço ditë 24 orë, me qëllim që të mundësohet konsultim i drejtpërdrejtë mjekësor në momentin e paraqqitjes së çfarëdo lloj simptomesh të përkeqësimit të shëndetit.
 
Prej 1 shtatorit linja është përforcuar me tre specialistë të rinj. Njëzet e pesë mjekë janë në disponim për këshillë mjekësore për lajmërimet të cilat bëhen nga qytetarë nga të gjitha qytetet e Maqedonisë.
 
Thirrjet janë të spektrit të gjerë të simptomatologjisë më të ndryshme, më shpesh për simptome kardiovaskulare dhe respiratore, kokëdhembje, temperaturë të ngritur të trupit, virus të barkut dhe dhimbje simptomatike.
 
Të gjithë personave të cilët kërkuan këshillë mjekësore në linjën telefonike "Alo doktor" u është dhënë ndihmë shëndetësoe me këshillë dhe terapi adekuate simptomatike, thuhet në kumtesë./mia