Botë

Tërmet i fuqishëm afër brigjeve të Kilit

21.09.2015 11:10

Tërmet me intensitet prej 6,2 ballë sipas Shkallës së Rihterit sot është regjistruar afër brigjeve të Kilit...

Tani për tani nuk ka informata për viktima të mundshme dhe dëme të shkaktuara materiale.
 
Epiqendra e tërmetit ndodhej në det, në afërsi të qytetit Valparaiso, në thellësi prej 10 kilometrave.
 
Më 17 shtator Kili u godit nga një tërmet i fuqishëm me intensitet prej 8,4 shkallëve, me ç’rast e humbën jetën 12 persona, ndërsa rreth një milion njerëz u evakuan./mia