Maqedoni

Mbi 4.000 emigrantë dje kanë transituar nga Gjevgjelia për në Tabanoc

21.09.2015 12:01

Mbi 4.000 migrantë dje kanë transituar nëpër Republikën e Maqedonisë. Të dhënat nga sektori joqeveritar tregojnë se ka rritje në krahasim me ditët e mëparshme...

Nga stacioni hekurudhor njoftojnë se me katër trena speciale janë transportuar rreth 2.800 emigrantë, ndërsa sot në mëngjes janë larguar 800 migrantë nga kampi i pranimit në afërsi të Gjevgjelisë.
 
Kryqi i Kuq Ndërkombëtar kumtoi se sipas të dhënave të tyre, nga Gjevgjelia në Tabanoc dje janë larguar rreth 4.500 migrantë.
 
Në kampin për pranim në Gjevgjeli ata janë marrë nën kujdes derisa kanë pritur që të rregjistrohen, dhe në atë kohë janë ndarë pako me ushqim dhe ujë, 200 batanije dhe 200 pardesy për shi.
 
Ekipet mjekësore të Kryqit të Kuq dje kanë intervenuar 668 herë në vend, pa pasur nevojën për spital./mia