Basketboll
Spanja “pushton” Europën e basketbollit
21.09.2015 12:41
Festë e madhe për Spanjën, që fiton për herë të tretë në historinë e saj Europianin e basketbollit, pas sukseseve të viteve 2009 dhe 2011...

Festë e madhe për Spanjën, që fiton për herë të tretë në historinë e saj Europianin e basketbollit, pas sukseseve të viteve 2009 dhe 2011, të gjithë të arritur me trajnerin italian Sergi Scariolo.
Një triumf fantastik ky për breshianin që u rikthye në drejtimin e skuadrës iberike në fillim të majit.
Në finale Spanja mposhti me meritë 80-63 Lituaninë, duke u shfaqur superiore në cdo cep të parketit, Lull dhe Fernandez shënonin në vazhdimësi ndërsa ishte pothuajse hyjnor Gasol, 8 pikë të tijat rradhazi krijuan diferencën për iberikët që udhëhiqnin 19-6 pranë fundit të periodës së parë.
Lituanezët provuan të bënin dicka me Seibutis, por Spanja ishte më të vërtetë e furishme duke dominuar dukshëm për të shkuar me avantazhin 41-33 në pushimin mes dy pjesëve dhe për tu rikthyer më pas në parket për ti dhënë përfundimisht drejtim ndeshjes.
Spanja thelloi avantazhin 18 pikë kur tabela tregonte 60-42 që dëshmon për një dorëzim të parakohshëm të Lituanisë.
10 minutat e fundit dhuruan vërtet pak, pasi distanca mbetej përreth 15 pikëve, një hendek i pamundur për tu mbushur në kohën e mbetur.
Kështu përfundoi 80-63 me popullin spanjoll që mund të festojë me Pau Gasol, 25 pikë të tijat në finale që i japin të stërmerituar titullin e MVP të Europianit të koshit, ndërsa u zbulua dhe pesëshja ideale e kampionatit e përbërë nga Rodriguez i Spanjës, De Colo i Francës, Maciulius i Lituanisë, bashkëatdhetari i tij Valanciunas dhe i madhi Gasol.
