Ekonomi
Të mbjella me kanabis janë zbuluar në fshatin Tuin, Kërçovë
21.09.2015 13:31
Nëpunësit policor nga Stacioni policor në Kërçovë në aksion të realizuar më datë 17-të të këtij muaji zbuluan 160 rrënjë "Kanabis"...

Nëpunësit policor nga Stacioni policor në Kërçovë në aksion të realizuar më datë 17-të të këtij muaji zbuluan 160 rrënjë "Kanabis" në lokacione të ndryshme në vendet "Bashoski nivje" dhe "Tairoski nivje" në atarin e fshatit Tuin, Kërçovë.
Aksioni për marrje, ashtu siç informon zëdhënësi i SPB-së Ohër Stefan Dimoski, vijon pas njohurive paraprake operative se në rajonin e fshatit Tuin ka disa parcela me rrënjë mirë të fshehura me drunjë në madhësi të ndryshme të bimës "Kanabis".
"Në aksionin 108 fidane janë çrrënjosur nga disa ara në sipërfaqe të tërësishme prej 700 metra katror, në vendin 'Tairoski nivje', përderisa 52 fidane nga arat me sipërfaqe prej 40 metra katror në 'Bashoski nivje'. Të mbjellat, sipas konsultimit paraprak me prokuror publikë janë çrrënjosur dhe janë dërguar për ekspertizë në Ministrinë e Punëve të Brendshme në Shkup", theksoi Dimoski.
Stacioni policor nga Kërçova ndërmori masa të mëtutjeshme për konfirmimin e identitetit të personave të cilët ilegalisht i kanë mbjellur dhe kultivuar të mbjellat./mia
