Klubi i boksit Shkupi me paraqitje të mira në Sarajevë
Klubi I boksit Shkupi, e përfaqësoi me sukses vendin tonë, në turneun prestigjioz ndërkombëtar, Mustafa Hajrullahoviç – Talijan...

Klubi I boksit Shkupi, e përfaqësoi me sukses vendin tonë, në turneun prestigjioz ndërkombëtar, Mustafa Hajrullahoviç – Talijan, I cili gjatë fundjavës u mbajt në kryeqendrën e Bosne e Hercegovinës, Sarajevë.
Në të njejtin, nën prirjen e trajnerit Naser Haruni, u paraqitën gjithsej tre mundës, me crast një prej tyre u plasua në finale, një tjetër përjetoi disfatë, edhe pse meritoi më shumë, ndërsa I treti nuk kishte kundërshtar.
Në kategorinë deri në 56 kilogram, në finalen e turneut prestigjioz Adil Bajrami u plasua në finale, ku luftoi mjaft mirë ndaj vendasit Izet Hoxhic, por sipas trajnerit të klubit të Shkupi, Naser Haruni, referët vendas vendosën që fitoren tia dhurojnë Hoxhicit.
Megjithatë, ky është një sukses I madh I Bajramit, kur të kihet parasysh se në cfar gjendje të mjerueshme është momentalisht boksi në vendin tonë.
Ndërkohë, në kategorinë deri në 60 kilogram, Jasin Lama, pas një lufte të barabartë, humbi nga një boksier tjetër vendas, Stefan Markoviç.
Edhe në këtë luftë, sipas trajnerit Haruni, ka patur dyshime në referimin e arbitrave.
Nga ana tjetër, përfaqësuesi I tretë dhe I fundit I Shkupit në Sarajevë, Idriz Bislimi, për fat të keq nuk kishte kundërshtar në kategorinë deri më 52 kilogram, dhe u kthye në shtëpi pa regjistruar asnjë paraqitje në turneun Mustafa Hajrullahoviç – Talijan.
MUSTAFA ADEMI
