Maqedoni
Plaçkitet pompa e benzinës "Ak oil" në Shën Nikollë
21.09.2015 13:59
Mbrëmë rreth orës 23:50 minuta në Shën Nikollë, në pompën e benzinës "Ak oil", një person i panjohur...

Mbrëmë rreth orës 23:50 minuta në Shën Nikollë, në pompën e benzinës "Ak oil", një person i panjohur, i maskuar me kërcënim me pistoletë ka kryer plaçkitje ndaj ndaj të punësuarit, me ç'rast e ka marrë të gjithë qarkullimin e ditës me vlerë prej rreth 6.180 denarë.
Siç kumtoi sot MPB, kontroll në vendin e ngjarjes ka kryer ekipi kontrollues i SP Shën Nikollë dhe ndërmeren masa për zbardhjen e tërësishme të ngjarjes dhe gjetjen e autorit./mia
