Ekonomi
Benzina rritet për gjysmë denari, dizeli për një denar
21.09.2015 14:08
Nga mesnata çmimet e derivateve të naftës do të shiten me çmime të reja, gjegjësisht me çmime më të larta për gjysmë dhe një denar...

Nga mesnata çmimet e derivateve të naftës do të shiten me çmime të reja, gjegjësisht me çmime më të larta për gjysmë dhe një denar, kështu vendosi sot Komisioni rregullator për energjetikë (KRRE).
Nga mesnata Euro-super BS 95 do të shitet për gjysmë denari më shtrenjt dhe do të kushtoj 62.5 denar për litër, Eurosuper BS 98 64.5 denar për litër.
Derisa çmimi i ri i Eurodizelit do të jetë 50 denar për litër.
