Botë

Prishtinë, kushtetuesja le në fuqi specialen

21.09.2015 18:36

Gjykata Kushtetuese e ka shpallur të papranueshme kërkesën e opozitës lidhur me procedurën e ndryshimeve kushtetuese për themelimin e Gjykatës Speciale...

Vendimi është dhënë sot dhe i njëjti është publikuar në faqen zyrtare të Gjykatës Kushtetuese, duke e lënë kështu në fuqi vendimin për themelimin e Gjykatës Speciale.

Opozita pretendon se Qeveria përmes deputetëve kishte bërë ndryshimet kushtetuese në mënyrë jokushtetuese, pasi vendimi për themelimin e Gjykatës Speciale ishte marrë gjatë rikthimit të dytë në kuvend të propozimit, pasi që herën e parë kuvendi me shumicë votash votoi kundër.