Botë

Papa Françesku në Kubë takon Fidel Castron

21.09.2015 18:54

Papa Françesku është takuar me ish-presidentin e Kubës, Fidel Kastro, pasi ka mbajtur një meshë në kryeqytetin e Kubës, Havana...

Papa me Castron kanë shkëmbyer dhurata, shkruan “The Guardian”.

Dhuratat që kanë shkëmbyer ata kanë qenë libra, derisa kjo është vizita e parë e Papës në vendin komunist.

Mes një turme prej mijëra njerëzish, Papa Françesku bëri parakalimin e tij në Havana, ku u prit mes brohoritjesh dhe përshëndetjesh të shumta.

Papa është takuar edhe me presidentin aktual, Raul Castro.