Botë
Stamboll, protesta kundër dhunës së kryengritësve kurdë
21.09.2015 19:27
Dhjetëra mijëra persona kanë marrë pjesë në protestën në Stamboll të organizuar për ta dënuar dhunën nga kryengritësit kurdë...

Aktualisht, Turqia është përfshirë nga dhuna, pasi kanë vazhduar luftimet ndërmjet ushtrisë dhe pjesëtarëve të Partisë Punëtore të Kurdistanit (PKK).
Ky grup konsiderohet organizatë terroriste nga Turqia, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.
Kryeministri i Turqisë, Ahmet Davutoglu, tha mbrëmë në këtë protestë se “ata që dëshirojnë ta ndajnë këtë vend duke e shkatërruar, mund të jenë të mallkuar”.
Analistët thonë se sulmet kundër PKK-së janë të ndërlidhura me problemet në zgjedhje të partisë së presidentit aktual të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.
AKP është në prag të zgjedhjeve të reja, që do të mbahen më 1 nëntor.
Agjencia Shtetërore e Lajmeve në Turqi, Anatolia, pardje ka raportuar se nga sulmet ajrore kundër luftëtarëve të PKK-së janë vranë së paku 55 militantë.
