Maqedoni

Komuna e Strugës kërkoi nga NP "Proakua" në kohë të ndërmarrë masa për klorinimin e ujit

21.09.2015 21:04

Përfaqësues të Inspektoriatit shtetëror të ushqimit, Qendra rajonae për shëndetin publik...

Përfaqësues të Inspektoriatit shtetëror të ushqimit, Qendra rajonae për shëndetin publik, ndërmarrja publike "Proakua" dhe "Ujësjellësi" dhe komuna e Strugës sot mbajtën takim koordinativ për tejkalimin e gjendjes me ujin nga ujsjellësi i qytetit, ku analizat mikrobiologjike të bëra javën e kaluar treguan praninë e bakterieve koliformne. 
 
Qendra për shëndet publik - Ohër sot mori mostra të reja uji  nga ujësjellësi i qytetit, ndëra përgjegjësit nga NP "Proakua" konfirmojnë se gjendja e parregullt e ujit ishte për shkak të mospasjes klor dhe se problemi është tejkaluar. 
 
Adnan Reçi, përgjegjës në NP "Proaka" - Srugë konfirmo se më 17 dhe 18 shtator është gjetur bakteria esherihia coli  në ujin e ujësjellësit të qytetit, por menjëherë kanë reaguar me klorim dhe tha se uji është i sigurt për pije. 
 
Komuna e Strugës njoftoi se në takimin e sotëm është kërkuar që NP "Proakua" - Strugë, t'i ndërmarrë të gjitha masat e duhura për furnizim të rregullt me klor rezidual dhe klorinim të përhershëm të ujit përmes rrjetit të urjave, në mënyrë dhe me procedurë të vertetuar ligjore për sigurinë e ushqimit si dhe me Rregullore për sigurinë e ujit.
 
"Nëse dhe pas këtij hapi nuk veprohet në pajtim me Konkluzionet ose sërish paraqiten parregullsitë përkatëse në lidhje me sigurinë e ujit të pijshëm nga sistemi i ujësjellësit, në bashkëpunim me Këshillin e komunës së Strugës do të ndërrmarim masa të tjera përkatëse, kundër atyre që penguan në kryerjen dhe zbatimin e konkluzioneve dhe detyrave të punës në kompetencë të sigurisë së ujit të pijshëm", njoftoi komuna e Strugës.
 
Në takim u vends që edhe klori të sigrohet nga NP "Proakua" nga Ohri, për shkak të mospasjes së mjeteve financiare në ndërmarrjet e Strugës, që në të ardhmen të mos paraqiten të tilla raste./mia