Maqedoni
Mot me vranësira dhe periudha dielli
22.09.2015 09:06
Moti në Maqedoni do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe me periudha dielli...

Lokalisht do të ketë vogla reshje të përkohshme të shiut dhe kushte për bubullima të rralla sidomos në pjesët lindore të vendit. Do të fryjë erë nga drejtimi i ndryshueshëm.
Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej nëntë deri 17, ndërsa ajo e ditë prej 19 deri 26 gradë Celsius.
Në Shkup moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe me periudha dielli. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri më 15, ndërsa ajo e ditës do të rritet deri 26 gradë.
Të mërkurën moti do të jetë pak më i ngrohtë me periudha më të gjata dielli, ndërsa të enjten sërish priten reshje të shiut të përcjellura me bubullima lokale./mia
