Maqedoni

Ndërprerje në komunikacion në rrugën Ohër-Kërçovë dhe qarkoren e Shkupit

22.09.2015 09:34

Aksi rrugor Ohër-Kërçovë te qafa malore Presekë sot nga ora 13:00 deri në orën 15:00 do të jetë në ndërprerje, ndërsa qarkorja rreth Shkupit do të jetë e mbyllur për qarkullim...

Lidhja auto moto e Maqedonisë informon se ndërprerja e komunikacionit në rrugën Ohër-Kërçovë do të jetë në intervalet kohore prej 15 deri 20 minuta për shkak të minimit në rrugë.
 
Qarkorja rreth Shkupit sërish do të jetë e mbyllur nga ora 7:00 deri në orën 19:00 për shkak të incizimit të filmit francez "A Fond"./mia