Botë

Mekë, pelegrinët fillojnë haxhin

22.09.2015 12:04

Qindra-mijëra besimtarë myslimanë nga e gjithë bota kanë nisur të lëvizin nga qyteti i shenjtë i Mekës në luginën Mina, për fillimin e haxhit...

Gati dy milionë njerëz pritet të marrin pjesë në pelegrinazhin e këtij viti.

Me fillimin e haxhit, pelegrinët hyjnë në fazën e ihramit–një gjendje e pastërtisë, në të cilën ata nuk duhet të vënë parfume, nuk duhet të presin thonjtë ose nuk duhet të shkurtojnë flokët apo mjekrat e tyre.

Haxhi kulmon me mbledhjen e besimtarëve në Arafat, vendi ku profeti Muhamed ka bërë predikimin e lamtumirës 14 shekuj më parë.

Haxhi është njëra nga pesë shtyllat e Islamit dhe çdo mysliman i aftë, që ka mundësi, duhet ta kryej këtë pelegrinazh një herë në jetë.