Botë

Mullah Akhtar Mansur: Të largohen forcat e huaja nga Afganistani

22.09.2015 12:46

Lideri i ri i talibanëve, Mullah Akhtar Mansur, ka deklaruar se paqja në Afganistan mund të arrihet vetëm pasi të largohen të gjitha forcat e huaja nga vendi...

Sipas Mansur, të gjitha marrëveshjet ekzistuese ushtarake dhe të sigurisë midis Qeverisë në Kabul dhe vendeve të tjera duhet të anulohen.
 
Ai i ka bërë këto komente përmes një deklarate të lëshuar para Festës së Bajramit.
 
Mullah Mansur u ka bërë po ashtu thirrje talibanëve që të jenë të bashkuar dhe të injorojnë, siç ka thënë ai, “propagandën e armikut” për përçarje midis talibanëve. 
 
Ndryshe, NATO u ka dhënë fund të gjitha operacioneve luftarake në Afganistan në dhjetor të vitit 2014, duke tërhequr shumicën e trupave.
 
Megjithatë, mijëra ushtarë të NATO-s kanë mbetur atje për të trajnuar forcat afgane.