Maqedoni
“Tingujt e Çarshisë 2015”, sot dhe nesër koncerte dhe ekspozita në Çarshinë e vjetër
22.09.2015 13:02
Manifestimi i 9-të "Tingujt e Çarshisë", që do të mbahet sot dhe nesër në Çarshinë e vjetër në Shkup, ofron koncerte të shumta, poezi, koloni të artit dhe prezantime të artizanateve...

Manifestimi fillon sonte në ora 21 me koncertin e Shpend Latifit dhe Sllatkaristikës në Sheshin "Filipi i Dytë" në orën 21.
Ndërkohë nesër, në orën 12 në platon para Universitetit të Shtulit do të ketë shfaqe Aqua Dance, ndërsa nga ora 13 do të mbajë shfaqe Ansambli i këngëve tradicionale maqedonase dhe valleve "Serenada" nga Vinica.
Në sheshin "Skenderbeu" do të ketë koloni arti, ndërkohë që Sarah Osmani me një grup të artistëve të rinj mbajnë një koncert me instrumente klasike, do të ketë shfaqje të disa shoqatave kulturore artistike dhe do të ketë mbrëmje letrare.
Nga ora 20 deri në mesnatë në Kurshumli An do të argëtojnë Shkurte Fejza dhe Agim Bend, Adrian Gaxha, Floriani, Lindoni, Ledri dhe Era Istrefi.
Qyteti i Shkupit dhe Qendra Informative Kulturore në Shkup (QIK Shkup) janë sponsorët dhe organizatorët e manifestimit, të ndihmua nga Komuna e Çairit dhe Telekomi i Maqedonisë, ndërkohë që sponsor medial ëhstë TVM 2 e cila bën transmetimin e drejtpërdrejtë të “Sofrës shqiptare”.
Manifestimi “Tingujt e Çarshisë”, kontribuon në ringjalljen e Çarshisë së Vjetër të Shkupit.
