Futboll

Barca, kërkesë për aktivizimin e Arda Turan

22.09.2015 13:18

Barcelona i ka kërkuar Federatës Spanjolle të Futbollit dhe FIFA-s të pranojnë federimin e Arda Turan...

Barcelona i ka kërkuar Federatës Spanjolle të Futbollit dhe FIFA-s të pranojnë federimin e Arda Turan për të zëvendësuar të dëmtuarin Rafinha në bazë të legjislacionit dhe rregullores së qeverisë së futbollit spanjoll.
 
Klubi blaugrana nuk e kishte menduar ta shfrytëzonte këtë opsion, por mungesa e një alternative të rëndësishme si braziliani 22-vjecar, që u dëmtua rëndë në sfidën e Championsit ndaj Romës, e ka detyruar ta hedhë këtë hap.
 
Në bazë të rregullores së Federatës Spanjolle të Futbollit, Barcelona mund të federojë një emër të ri nëse një futbolist i organikës së saj dëmtohet rëndë dhe mbetet jashtë fushave të blerta për një kohë të gjatë.
 
Por në këtë rast, futbollisti i ri i federuar do të mund të luajë vetëm në kompeticionet shtëpiake, pra në La Liga dhe në Kupën e Mbretit.
 
Pas dëmtimit të Rafinhas, drejtuesit e Barcës vendosën t’i drejtoheshin Federatës Spanjolle dhe FIFA-s, duke qenë të bindur se Arda Turan mund të aktivizohet të paktën në kompeticionet kombëtare.
 
Gjithsesi, gjithcka varet nga FIFA, e cila nuk e lejon Barcën të bëjë blerje deri në janar të 2016-ës për shkak të kontratave me të miturit e La Massias.
 
Nëse gjithcka shkon sipas parashikimeve Turan do të vihet menjëherë nën urdhrat e Luis Enriques, duke dhënë kontribut për katalanasit para celjes së merkatos dimërore.
 
Mesfushori turk do t’i duhet të zgjedhë edhe numrin që do të mbajë mbi fanallë, teksa janë të lirë 22-shi që deri para pak kohësh e mbante Dani Alves, 7-ta e Pedro Rodrigezit, tashmë i transferuar të Chelsea dhe numri 16 që u la i lirë nga Sergio Busquets, i cili preferoi 5 e Puyol.