Botë

Presidenti i Kinës, Xi Jingping, realizon sot vizitën e parë në ShBA

22.09.2015 13:46

Presidenti i Kinës, Xi Jingping, arrin sot në Shtetet e Bashkuara për vizitën e parë shtetërore...

Agjenda e vizitës së tij përfshin një darkë shtetërore në Shtëpinë e Bardhë dhe fjalimin e parë para Kombeve të Bashkuara në Nju Jork.

Një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë ka thënë se vizita “do të jetë një mundësi për të zgjeruar bashkëpunimin ShBA-Kinë” dhe “për të adresuar mosmarrëveshjet në mënyrë konstruktive”.

Për Kinën, prioritet do të jetë forcimi i pozicionit të presidentit Xi brenda vendit, prandaj ngjarjet e planifikuara në ShBA do të transmetohen në televizionin kinez.